Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Metës: Kuvendi e shkeli 13 herë Kushtetutën, ndryshoi datën e urdhrit të Ruçit për të manipuluar Kushtetuesen


Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediet, për të sqaruar akuzat ndaj Kuvendit për falsifikim dokumentesh dhe manipulim të provave të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese.

Dervishaj deklaroi se Kuvendi shkeli 13 herë kushtetutën. Një nga shkeljet ishte ndryshimi i datës në shkresën e urdhrit të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për mbledhjen e seancës plenare të 6 Majit të vitit të kaluar.

“Në parashtrimet apo qëndrimet që i kemi dorëzuar Gjykatës Kushtetuese që prej 1 korrikut 2021 dhe ato të mëvonshme 1 shkurt 2022, 3 shkurt, kemi parashtruar ndër të tjera se ve ç shkeljeve shumë të rënda të kushtetuetës ligjit, të kryera prej Kuvendit, një prej shkeljeve të dokumentuara nga ana jonë ishte edhe fakti që në 7 maj 2021 kur u zhvillua seanca për miratimin e ngritjes së komisionit hetimor.

Kuvendi kishte konsumuar edhe 3 shkelje, e para me përcaktimin e rendit të ditës dhe bërjen publik më vonë se dy ditë përpara, sepse rendi i ditës ishte përcaktuar në datën 6 maj për në datën 7 maj, pra Kuvendi po thirrej në një seancë për një afat për më pak se 24 orë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte dy çështje, por kishte një. Seanca plenare të nesërmen mori dy vendime. Shkelja e tretë kishte të bënte me faktin që nuk kishte as ndonjë kërkesë apo vendim nga organi i Kuvendit që të vendoste shtesa në rendin e ditës. Kur na erdhi radha të bëjmë parashtrimet tona, Kuvendi e ndjeu veten të dobët dhe menjëherë aktivizohet të nesërmen me një shkresë.

Shkelja apo manipulimi i parë, urdhri që Kuvendi i vendosi në 4 shkurt Gjykatën Kushtetuese. Si çdo urdhër ka të përcaktuar në pikën 20 rendin e ditës, ku përfshihet projekt-vendim për raportin dhe propozimin e komisionit për çështjet ligjore. Këto prova shtesa nuk ia kërkoi Kushtetuesja as Presidenca. Bëmë një krahasim të përmbajtjes së këtij urdhri me urdhrin që vetë Kuvendi ka depozituar në faqen e tij që prej majtit 2021. Nuk kemi më datën 5 Maj por 6 Maj. A mos lidhet kjo me një nga shkeljet? Të gjitha dyshimet aty të çojnë.”- u shpreh Dervishaj.