Vendosni fjalën kyçe....

“Prokuroria dhe policia vegla të hakmarrjes politike të Ramës, të gjithë do dalin para ligjit” – PD


Partia Demokratike ka denoncuar prokurorinë që po e tregon veten si vegël e hakmarrjes politike të Edi Ramës kundër ish-deputetit Klevis Balliu, opozitës dhe qytetarëve që mbrojnë të drejtat e tyre.

Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm, Bardhi, tha se arrestimi i Klevis Balliut dhe 4 qytetarëve është politik, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova dhe se ata janë të burgosur politikë të regjimit të Edi Ramës.

Bardhi paralajmëroi se çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit, kudo qoftë ai, në polici, prokurori, gjykatë, fundin do ta ketë të njëjtë me atë të padronit.

Deklarata e Bardhit

Pas 28 vitesh të pluralizmit politik, Edi Rama po përdor policinë si mjet dhune ndaj qytetarëve që protestojnë kundër tij dhe si vegël kriminale ndaj kundërshtarëve politikë. 

28 vjet pas pluralizmit politik dhe rrëzimit të regjimit diktatorial, Edi Rama ka mbushur qelitë e komisariateve me të burgosur politikë. 

Rasti më flagrant është ai i dhunimit çnjerëzor të banorëve tek Unaza e Re, faji i vetëm i të cilëve është se nuk heqin dorë nga mbrojtja e shtëpive të tyre, duke kundërshtuar projektin korruptiv 40 milionë të Edi Ramës. 

Pamjet në këtë video të shkurtër tregojnë dhunën e policisë kundër protestuesve paqësorë., duke i goditur, duke i helmuar me gaz. 

Video   1 

Pamjet janë revoltuese. Policë të armatosur që ulin kokën para krimit të organizuar, trimërohen para grave dhe fëmijëve dhe bëjnë për spital qytetarë të pafajshëm, duke i djegur ata. Astrit sadikaj dëshmon për djegiet e rënda.

Video 2 

Sot në burg duhet të ishin urdhëruesit e këtyre akteve çnjerëzore. Sot në burg duhet të ishin ata që kanë vënë firmën për projektin korruptiv 40 milionë euro tek Unaza e Re, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro.

Por në një shtet të ndërtuar me vota të blera nga krimi dhe me paratë e pista të korrupsionit qeveritar, në një shtet ku prokuroria është politike dhe urdhërohet nga Edi Rama, mbahen të burgosur politikë qytetarët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që dalin në krah të tyre.

Arrestimi i Klevis Balliut është një akt hakmarrjeje politike nga Edi Rama, i cili nuk i fal Klevisit përkushtimin e përditshëm dhe kurajon që u ka dhënë banorëve të Unazës së Re për të mbrojtur të drejtat e tyre. 

Arrestimi i Klevis Balliut është politik, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova! Nëse prokuroria nuk do të ishte vegël e Edi Ramës, do të kishte urdhëruar që mbrëmë lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut dhe 4 qytetarëve të tjerë. 

Ata mbahen padrejtësisht në burg për fajin e vetëm se janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës. 

Prokuroria politike po shkel ligjin, duke u bërë pjesë e skenarit kriminal që godet opozitën dhe qytetarët, por nuk heton dhe mbyll dosje për korrupsionin e Edi Ramës, mbyll dosjen per Unazen e Re, nuk heton për vjedhjen e zgjedhjeve apo për lidhjen e politikaneve me krimin.

Nuk është e largët dita që çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori apo gjykatë, fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *