Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosja në Kosovë hap televizionin e saj


Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë krijon televizionin e vet, një ndodhi kjo përherë të parë për një subjekt politik.

Albulena Haxhiu nga kjo parti ka thënë në Klan Kosova se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.

E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Haxhiu ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje, shquhet për veprimet më unike që i bën.

Qasja kritike ndaj kësaj iniciative, është e mirëseardhur, megjithatë  ne e shohim të rëndësishme që kemi bërë diçka të tillë”- është shprehur Haxhiu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *