Vendosni fjalën kyçe....

Basha: 55 vite më parë diktatura i shpalli luftë objekteve të kultit, 30 vite tranzicion nuk bënë drejtësi


Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkruar në kujtim të 55 vjetorit të rrëzimit të objekteve të kultit nga regjimi komunist i kohës.

Basha thotë se 30 vitet e tranzicionit nuk bënë drejtësi për terrorin e pashembullt dhe modelet e traditës komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë.

Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën.

Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë.

30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit”-shkruan Basha.