Vendosni fjalën kyçe....

Rama njofton konferencë për shtyp


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë për mediat.

Ajo është lajmëruar për në orën 11 e 30 në Kryeministri ndërsa kreu i qeverisë do shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Konferenca për shtyp vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre ndërkohë që SPAK kishte kërkuar 12 vite për tre akuza të tjera.

Mbrëmjen e djeshme kryeministri nuk e komentoi vendimin e gjykatës, ndërkohë që pati reagime nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Po kështu konferenca vjen pas letrës së ambasadës ruse drejtuar Shqipërisë lidhur me tensionet mes Rusisë e NATO-s.