Vendosni fjalën kyçe....

“Incineratorët kanë marrë para edhe nga AZHBR, do i drejtohem SPAK-ut e BE-së” – Kryemadhi


Kryetarja e LSI-së ka thënë mbrëmjen e sotme se do i drejtohet SPAK-ut dhe BE-së lidhur me çështjen e incineratorëve.

E ftuar në emisionin Kontratë në Report TV, ajo tha se Agjencia për Zhvillim Bujqësor e Rural ka dhënë para për incineratorët.

Bëhet fjalë, sipas saj për disa projekte që janë paguar e subvencionuar nga taksapaguesit europianë.

“Jo më larg, po para dy ditësh kam marrë një përgjigje negative nga drejtoresha e AZHBR-së. Kam kërkuar informacion për disa projekte që jane paguar dhe subvencionuar nga taksapaguesit europianë. Rezulton se në dosjen e financimit të incineratorëve këto kompani kanë marrë para dhe nga fondet e taksapaguesve europianë. Me kompani fiktive, me nipte fiktive, me fatura fiktive. Dhe drejtoresha AZHBR më tha që këto janë sekret i madh hetimor. Edhe pse ligji për informimin e deputetit apo dhe qytetarit e detyron të japë informacion dhe përderisa këto kompani kanë marrë 2.5 milionë euro nga taksapaguesit europianë. Unë jo vetëm do i drejtohem SPAK-ut por dhe Bashkimit Europian.” – tha Kryemadhi.