Vendosni fjalën kyçe....

2 humbje jete në vend, 931 raste të reja me koronavirusin e ri


Dy humbje jete janë regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 duke e çuar në 3371 numrin e viktimave që prej shpalljes së pandemisë.

Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Durrësi, 58 e 61 vjeç. Nga 3722 testime ditore janë gjetur 931 raste të reja me koronavirusin e ri.

Në spital po mjekohen 127 pacientë nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.