Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Kavajë: Rama s’meriton një grusht, por një shkelm për ta hedhur në kanal


Pas takimit në Rrogozhinë, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në Kavajë ku ka kritikuar heqjen e rimbursimit të TVSH-së për fermerët.

“Akti i fundit i heqjes së rimbursimit të TVSH-së, është akti më kriminal që mund të ketë menduar ndonjëherë një qeveri në Europë kundër fermerëve të vet. Rimburson vetëm 6 përqind. Çfarë do të thotë kjo? Le të marrim qumështin, meqë është dhe kriza e fundit. Kjo do të thotë që grumbulluesi i qumështit ose duhet ta shesë 14 përqind më shtrenjtë produktin në treg dhe të konkurojë me qumështin e importit, ose duhet ta subvencionojë vet, pra të ulë fitimin e vet, që është kundër llogjikës ekonomike.

Ose më e thjeshta për fat të keq, të vijë tek ju e të ju thotë: sa e ke qumështin, 600? Jo do ta marr 450! Sepse nuk i marr dot lekët mbrapsht nga TVSH-ja. Kush e mendoi këtë skemë dhe për çfarë arsye?! E menduan vetëm për një arsye: që të falimentojnë fermerin shqiptar dhe të nxisin importin. Kushdo që e mendoi, kushdo që e vuri në jetë, ka një dhe një përgjegjës që është kryeministri i vendit. Edi Rama për këtë vendim meriton jo vetëm një shuplakë apo një grusht, por një shkelm përfundimtar për ta hedhur në kanal. Aty ku duhen hedhur jo produktet tuaja, por duhet hedhur ky pushtet i korruptuar.”, tha Basha.

Gjatë bashkëbisedimit të tij me fermerë të Luzit të Vogël, kryetari i PD-së premtoi mbështetjen e tyre me subvencionime menjëherë sapo PD të vijë në pushtet.

“100 mln euro subvencione në vit për bujqësinë, 50 mln euro në vit investime për infrastrukturën e fshatit, bllokadë për prodhimet e subvencionuara të vendeve të tjera Do të zerojmë koston e imputeve bujqësore, me qëllim që djersa juaj që derdhet lumë dhe i vadit këto toka njësoj si uji, të mos kthehet në mallkim, të mos kthehet në falimentim, të mos ju zhysë në borxh, të mos ju detyrojë të shkoni drejt emigrimit, sepse prodhimet tuaja në vend që të shiten, kalben apo derdhen kanaleve. Por që djersa juaj të kthehet jo thjesht në mbijetesë, të kthehet në mirëqenie për fermerin, që garanton me punën e tij sot punësimin në shkallën 25 %, 1 në 4 shqiptarë është i punësuar në sektorin e bujqësisë,ndërkohë që pothuajse 1 në 2 shqiptarë jeton në zonat rurale. 100 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerin vit për vit. Do të kemi mbështetje për infrastrukturën, për rrugët e aksesit, për pikat e grumbullimit, për magazinimin, për frigoriferimin, për industrinë agro-përpunuese. Sepse edhe atëhere kur s’keni mundësi ta çoni produktin e freskët në treg, ju keni mundësi ta çoni të përpunohet, të konservohet, të kthehet fjala bie molla në marmalatë apo në reçel, prodhimet e tjera në turshi apo në lëng frutash. Asgjë që prodhohet me djersën tuaj të mos shkojë dëm. Për këtë, qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të investojë çdo vit 50 milionë euro. Së treti, kurrë më një grusht grosistësh dhe importuesish të lidhur me qeverinë, nuk do t’u jepet shansi të sjellin në tregun shqiptar prodhime të subvencionuara të vendeve të tjera, përmes kontrabandës doganore, për të kërcënuar dhe konkurruar në mënyrë të pandershme prodhimet e fermerëve shqiptarë. Fermeri shqiptar i pari, prodhimet e fermerit shqiptar të parat.”, tha Basha.

Ndër të tjera, Basha foli për protestat e nisura që më 16 shkurt.  Kryedemokrati bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protesta, me qëllim largimin e Edi Ramës.

“Me 16 shkurt nisëm një ndryshim epokal dhe jam i bindur se siç keni treguar forcën dhe pjesmarrjen tuaj në këtë ndryshim epokal, kështu do të vazhdoni të jeni në ballë të kësaj lëvizjeje që do të ketë një dhe vetëm një përfundim: nisjen e një epoke të re lirie dhe demokracie, një epoke të re drejtësie dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Vëllezër dhe motra, beteja që kemi nisur, nuk është thjeshtë dhe vetëm për largimin e Edi Ramës. Askush më mirë se ju nuk e di se me 16 shkurt, bashkimi popullor deklaroi Edi Ramën dhe regjimin e tij të Rilindjes, të mbaruar e të përfunduar njëherë e mirë. Por betreja jonë është për shumë më shumë se kaq. Ne duhet të shkulim më rrënjë të keqen që pjell Edi Ramë. Që pjell pushtetarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që e lidhin fatin e tyre me kriminelët, me oligarkët. Që shtiren para popullit si çlirimtarë dhe sapo ulen në karrigen e kryeministrit fillojnë dhe vjedhin taksat tuaja, pasuritë tuaja, pronat tuaja, të ardhmen e fëmijëve tuaj, spitalet e shqiptarëve, shkollat e shqiptarëve dhe bëjnë gjithçka për të ndalur rrugën tonë drejt Europës. Por, ajo rrugë është shpëtimi ynë.”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *