Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e “6 Marsit”/ Dega e PD-së në Shkodër i propozon Bashës Xhemal Bushatin për kandidat bashkie


Strukturat drejtuese të PD-së në Shkodër mësohet se kanë propozuar Xhemal Bushatin për kryetar bashkie.

Propozimi do të kalojë për miratim Kryesisë qendrore në Tiranë.

Xhemal Bushati kujtojmë se ka mbajtur me parë postin e ish-kryetarit të këshillit bashkiak Shkodër.

Ky është vetëm emri i dytë që konfirmohet nga PD nga kandidatët për kryetar bashkie, pas kandidatit të Durrësit Luan Hoti. Ndërkohë në disa medie përflitet se Ferdinand Saraçi është propozuar nga dega e PD-së në Rrogozhinë. Një nga emrat e përfolur në Vorë është edhe ai i Ymer Markut, por ende s’ka asgjë zyrtare.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD-së, baza e partisë dhe kryesitë e Degëve në 6 bashkitë duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së sotme, 2 shkurt.

Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH-së.