Vendosni fjalën kyçe....

Të gjithë e njohin si “Perikliu” në komedinë “Pallati 176”, ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Anastas Kristofori


Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur Anastas Kristofori.

Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës, ndërsa ka përfunduar studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970.

Një vit më vonë filloi punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku spikati për interpetimet e tij.

Aktori njihet më së shumti për rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176”.

Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.