Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim “kokë më kokë” me Blinkenin në Uashington më 15 shkurt


Kryeministri Edi Rama do të takohet këtë muaj me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Rama do të jetë në SHBA pas 2 javësh pasi do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Sipas televizionit “News 24” kryeministri shqiptar ka marrë ftesë nga Sekretari i Shtetit më 15 shkurt për një takim, me rastin e vizitës së tij në SHBA.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet në këtë takim, megjithatë ky vjen në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës paraqiten të tensionuara.

Sjellim ndërmend se pak ditë më parë Rama ka paralajmëruar se në lidhje me tensionet Rusi-Ukrainë: “në ditët në vijim do të dëgjoni diçka që do të ishte e pabesueshme për rolin e Shqipërisë”.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe sekretarit Blinken, pas takimit të zhvilluar më 13 Qershor të vitit të kaluar në Bruksel, ku dy vendet nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.