Vendosni fjalën kyçe....

12 persona gjenden të ngrirë në kufi, ministri i Brendshëm turk: Iu hoqën rrobat dhe këpucët nga trupat greke dhe u lanë të vdisnin nga i ftohti (PAMJE TË RËNDA)


Mediat turke kanë raportuar për një ngjarje tragjike të ndodhur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, ku 12 persona janë gjetur të vdekur nga i ftohti.

Fillimisht u raportua për 9 të vdekur të gjetur mëngjesin e sotëm sotëm në zonën kufitare mes dy shteteve, por numri i tyre ka shkuar në 12.

Habersitesi.com raporton se viktimave u ishin hequr këpucët dhe rrobat e trasha të dimrit nga rojet kufitare greke dhe ishin kthyer pas në Edrene ashtu, saqë ata u ngrinë deri në vdekje nga temperaturat e ulëta.

Emigrantë të tjerë të rrezikuar nga ngrirja u shpëtuan dhe u transferuan në Spitalin Shtetëror Keşan. Në deklaratën e bërë nga Guvernatoria e Edrenesë, bëhet e ditur se aktivitetet e kërkimit dhe skanimit në rajon vazhdojnë.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu ka reaguar përmes një postimi në Tëitter ku tha se BE-ja është e pafuqishme, e dobët dhe çnjerëzore.

“Nga 22 emigrantët që u shtynë nga trupat kufitare greke, të cilëve iu hoqën këpucët dhe iu hoqën rrobat, 12 prej tyre u ngrinë. BE-ja është e pafuqishme, e dobët dhe çnjerëzore. Trupat kufitare greke janë mizore ndaj viktimës, dashamirëse me FETO-n. Zoti i mëshiroftë!”– tha ministri Souly, i cili ka publikuar edhe disa pamje të rënda.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga autoritetet greke apo raportim në mediat e tyre lidhur me ngjarjen.