Vendosni fjalën kyçe....

Kajmaku në arrati/ Paloka: Turp dhe mesazhi i Jaupit, i trajtojnë shqiptarët si budallenj


Ish-deputeti Edi Paloka ka reaguar lidhur me një mesazh të drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupit, i cili ua ka drejtuar shefave të komisariateve të Tiranës.

Në mesazhin e publikuar nga Balkanëeb, Jaupi e cilësonte të turpshme nëse ishte i vërtetë lajmi që Agim Kajmaku shëtit i lirë në rrugët e kryeqytetit, edhe pse është shpallur në kërkim prej muajsh.

Paloka thotë se edhe ky reagim nga ana e Jaupit është një turp më vete, pasi konsideron se u është kaluar mediave qëllimisht për të treguar se nuk janë ata që e lënë të lirë:

Sipas Palokës, policia dhe drejtësia do kenë të njejtën sjellje për sa kohë që në krye të vendit do të jetë Edi Rama.

 “Turp”..?!
Turp eshte qe keta vazhdojne te tallen e ti trajtojne shqiptaret si budallenj ! Lenia ne liri e kajmakut te “rilindjes” eshte vazhdim i krimit te urdheruar prej Rames, te atij qe i mbeshtet, i emeron kryetar bashkie , deputet e ministra dhe kur kapen ne krim , nuk lejon as policine e as drejtesine ti prekin.
Publikojne nje mesazh te drejtorit te narkopolicise se Rames, qe gjoja rastesisht ka vajtur si info ne media, per t’ju thene shqiptareve se nuk jane keta qe e lene te lire. Eshte e njejta polici e prokurori qe arrestojne me urdher botues e lene te lire, madje dhe mbrojne kriminelet e “rilindjes”!
Sa te jete Rama aty, kjo do jete dhe sjellja e policise dhe drejtesise; kriminelet ne krye te vendit e te tjeret ne burg.”- shkruan Paloka.

Një ditë pasi Agim Kajmaku u pa duke duke lëvizur i lirë në kryeqytet, Balkanweb publikoi një mesazh të Rebani Jaupit i cili u ka kërkuar komisariateve që të merren masa për kapjen e Kajmakut dhe e ka konsideruar të turpshme faktin që ai lëviz i lirë nëpër Tiranë e nuk kapet.

“Të merren masa nga gjithë Komisariatet për kapjen e tij. Komisariati Vorë të japë lidhjet e tija në qytetin e Tiranës. Është person publik dhe mund të merret informacionet nga strukturat në varësi. Është e turpshme nëse vjen dhe shëtit në Tiranë dhe nuk kapet.”, thuhet në mesazhin e Jubanit, sipas BalkanWeb”.

Ish- kryebashkiaku i Vorës është në kërkim që më 11 nëntor të vitit të kaluar dhe akuzohet për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *