Vendosni fjalën kyçe....

Akuza e Metës: Basha përgatiti shumicën e dosjes për shpalljen non grata të Berishës


Presidenti Meta ka bërë akuza të forta në drejtim të kreut të PD-së Basha.

Gjatë një interviste mbrëmjen e djeshme kreu i shtetit pohoi se treçereku i dosjes ndaj Berishës për shpalljen ee tij non grata është përgatitur nga Basha.

Më tej në intervistën e tij në emisionin ‘Pushteti’ në Faxnews, presidentit tha se gjërat do ndryshojnë në politikën shqiptare duke lajmëruar rikthimin e tij aktiv.

“Unë mendoj dhe për çështjen e zotit Berisha nuk duhet kërkuar përgjegjësia thjesht tek Sorosi, ai ka interesat e veta që dihen. Nuk duhet kërkuar as tek Edi Rama, sepse dhe ai ka interesin e vet. Ne e kemi të qartë, edhe unë e kam të qartë, këtë gjë si drita e diellit që treçereku i dosjes është bërë me informacionet e kryetarit që e la. Sepse ai për çdo gjë e ka transformuar fajin apo përgjegjësinë. Më 9 shtator që na përloti të gjithëve për atë vlerësimin që kishte për doktorin, për udhëheqësin historik.Por po ta shikojmë pastaj me gjitha qëndrimet e tjera që ai doli, duke filluar nga akuzat për vitin 1997 e të tjera, kuptohet qartë gjithçka. Problemi është që ai tjetri nuk të beson shumë kur shikon se dosjen ta bën kundërshtari politik. Por, kur i bënë njeriut yt atëhere ato që shkruhen aty merren si të besueshme, sepse na i ka thënë dikush qëmendohet se është i besueshëm.” – tha Meta.