Vendosni fjalën kyçe....

A do ndryshojnë masat anti-COVID? Manastirliu: Ende herët për të shpallur fitoren, po rishikojmë afatin e dozës së tretë dhe karantinën


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se është ende herët për të shpallur “fitoren me pandeminë e koronavirusit”.

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë në një deklaratë për mediet, Manastirliu tha se

Gjatë prezantimit të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave për sektorin e shëndetësisë, Manastirliu tha se situata po monitorohet dhe masat ndaj Covid-19 po vlerësohen.

“Do të doja ta nisja duke përmendur atë që drejtori i përgjithshëm i OKB ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitore, për të lëshuar masa jo mjekësore. Vendet po bëjnë vlerësime epidemiologjik. Sa i përket masave tona, ju e dini se masat në Shqipëri, situata po vlerësohet dhe kjo na bën që të jemi të kujdesshëm. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Bazuar në vlerësimin e situatës, do të merren vendime.

Kemi arritur në 56% për popullatën mbi 16 vjeç. Sa i përket dozës përforcuese, Komiteti i Ekspertëve është duke e vlerësuar këtë gjë. Jemi duke vlerësuar dhe ditët e izolimit në kuadër të variantit të ri Omicron, duke vlerësuar periudhën e karantinimit. Ndaj do të kemi një vendim.”– tha ajo.

Ministrja shtoi se po rishikohet afati i marrjes së dozës së tretë të vaksinës për të ulur afatin e marrjes së saj në më pak se 6 muaj pas dy dozave të para.

“Situata e vaksinimit po ecën me ritme të qëndrueshme. Sa i përket vaksinimit të popullatës +16 vjeç kemi arritur një 56% me dy doza. Sa i takon dozës përforcuese ka dhënë shumë garanci për uljen e shtrimeve dhe rasteve të rënda. Komiteti po rishikon bërjen e dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Po rishikohet edhe afati i karantinës për shkak të klinikës ndryshe të Omicron.”– deklaroi Manastirliu.