Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e çmimit të naftës, ministrja: Nuk mund të ndërhyjmë, situata do të kthehet në normalitet pas 6 muajsh


E pyetur mbi rritjen e çmimit të naftës, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahmiaj tha se qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmime.

Në një dalje për mediet pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja tha se kjo rritje çmimesh është e ndikuar nga çmimet në bursë, por që pas 6 muajve të parë të këtij viti pritet që kthehet në normalitet.

“Rritjet e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të energjisë kanë qenë subjekt i rritjeve prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri, por rajon dhe Europë. Janë të ndikuara nga rritja e çmimeve në bursa, ne jemi në monitorim të vazhdueshëm me qëllim që të bëjmë të gjitha analizat dhe parashikojmë ndërhyrjet që mund të bëhen që të mos kenë efekte zinxhir.

Nuk ka asnjë iniciativë të rishikimit të taksave për naftën dhe nënproduktet e saj. Ne operojmë në një ekonomi tregu të lirë dhe nuk mund të ndërhyjmë te çmimet.

Pritet që këto çmime të reduktohen pas 6 mujorit të parë të këtij viti. Do të jetë kalimtare. Me të gjithë gjasat nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje në politika, por jemi në monitorim.”- tha Ibrahimaj.