Vendosni fjalën kyçe....

Nxirren të gjallë dy persona nga makina që ra në Shkumbin, në kërkim tre të tjerë (Video)


Tre persona nuk janë gjetur pas rënies së një mjeti në lumin Shkumbin mëngjesin e sotëm.

Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’ në rrugën Elbasan-Librazhd ku një makinë me të cilën udhëtonin pesë persona ra në ujë.

Mjeti është rrokullisur disa herë e më pas ka përfunduar në ujë. Deri tani nga mjeti janë nxjerrë të gjallë dy persona ndërsa tre të tjerë nuk janë gjetur ende.

Në vend kanë mbërritur forca policie e ato zjarrfikëse po shirat e dendur e niveli i ujit e kanë vështirësuar operacionin.