Vendosni fjalën kyçe....

Era e fortë dëmton dy shtylla të tensionit të lartë në Laç, mbeten pa energji disa zona


Era e fortë ka dëmtuar dy shtylla të tensionit të lartë në Laç. Era ka rrëzuar dy shtylla të linjës 110/2 , pranë qytetit të Laçit.

Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur punonjësit e OST, për të bërë riparimin e linjës e cila furnizon disa qytete.

Pa energji kanë mbetur disa lagje të qytetit të Laçit si dhe ujësjellësi i këtij qyteti.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe ekspertë nga policia e Kurbinit. Për riparimin e dy shtyllave të linjës kërkohet të vijnë mjete dhe forca të specializuara.

Një shtyllë e tensionit të lartë mësohet se është rrëzuar edhe në Fushë Kuqe , që furnizon nën stacionin e Rrilës në Lezhë.