Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Aldo Bumçit: Zgjidhja do vijë nga rruga, siç e sjell rruga


Në ambientet e shkollës “Kushtrimi i Lirisë” vijojnë të mbahen protesta. Protestuesit shoqërohen nga përfaqësuesi i opozitës Aldo Bumçi i cili theksoi se protestat sot do të jenë paqësore, por nuk siguroi të njëjtën gjë në ditët në vazhdim.

Ish-deputeti i PD-së tha se ka fakte që vërtetojnë se zyrtarë të lartë i kanë bërë presion administratës që të votojnë, duke i kërcënuar me vendet e punës.

“Ka fakte që zyrtarë të lartë të PS-së i kanë bërë thirrje administratës që nëse nuk votojnë së bashku me familjarët e tyre do të largohen nga puna.

Ka formularë të cilët i kemi treguar, zyrtarë të lartë, kryetarë partish, kanë kërcënuar administratën se nëse nuk dalin të votojnë do humbin  vendet e punës. Në një palë zgjedhjesh pa kundërshtar.

Nuk ka kërcënim më të madh se Edi Rama sot. Të gjithë ne, edhe unë edhe ju duhet të mendojmë se çfarë bëmë e çfarë nuk bëmë që lejuam që ky vend të kthehet në turp.”, tha Bumçi në një prononcim për News 24.

Më pas Bumçi paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje për situatën sot, do të ketë trazira më vonë.

“Ne kemi durimin, vetëpërmbajtjen ta marrim pa kosto. Atëhere zgjidhja do vijë nga rruga, siç e sjell rruga.”, tha Bumçi.

I pyetur nga gazetarja nëse nënkupton se do të ketë trazira ai u përgjigj: “Jo sot. Më vonë absolutisht po.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *