Vendosni fjalën kyçe....

Greqia nis me lehtësimin e masave, hapen edhe shkolla dhe qendra tregtare


Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar lehtësimin e masave në kuadër të situatës së krijuar nga Covid-19.

Përmes një mesazhi drejtuar popullit të tij, ai thotë se nuk është rikthim në normalitet, por në një situatë të re e cila do të jetë më e vështirë se qëndrimi në shtëpi.

Mitsotakis bën me dije se Greqia më 4 maj do të lehtësojë lëvizjen për qytetarët, do të hapen parukeritë dhe dyqanet e vogla, 11 maj për bizneset e vogla dhe gjimnazet, 18 maj lëvizjet ndërqytetase kurse më 1 qershor hotelet dhe qendrat tregtare.

“Në 4 maj pezullohet qarkullimi me leje, qytetarët do qarkullojnë lirshëm brenda qytetit apo fshatit, në 4 maj hapen parukeritë hde dyqanet e vogla.

11 maj, biznese të vogla me numër të caktuar punëtorësh.si edhe duke përdorur masa mbrojtëse për punëtorët, me takim me klientët.

18 maj, gradualisht lejohen qarkullimet jashtë qytetit apo zonës së banimit.

Nuk hapen akoma plazhet e organizuara dhe parqet.

Nuk do ketë festivale apo aktivitete gjatë verës.

11 maj hapen mësimi për maturantët.

18 maj 9-vjeçaret  dhe vitet e tjera të gjimnazit (liceu në Greqi).

Akoma pritet vendimi për shkollat fillore dhe kopshtet, në 1 qershor.

1 qershor hapen qendrat tregtare.

1 qershor hapen hotelet me aktivitet vjetor.

15 qershor, aktivitetet e tjera ekonomike”- tha ndër të tjera Mitsotakis

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *