Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik në Elbasan-Librazhd/ Familja nga Kukësi ishin nisur drejt Korçës për të festuar një ditëlindje


Të tjera detaje mësohen lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku humbën jetën tre persona.

Sipas Shqiptarja.com, pesë pasagjerët në automjetin tip “ML” ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku automjeti me të cilin ata udhëtonin ata u përplas me një tjetër makinë tip “Ford” dhe për pasojë drejtuesi humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin. Ngjarja ndodhi rreth 2 km në dalje të Librazhdit në drejtim të Elbasanit, ku mjeti tip ML ka rënë në lumë rreth 50 metra poshtë pasi ka çarë dhe barrierat mbrojtëse.

Aksidenti rezultoi fatal për Elmi Keqën 53 vjeç, Elona Keqën, 35 vjeç dhe Elis Sulmatajn 18 vjeç, trupat e të cilëve u nxorën nga automjeti pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s.

Të plagosur mbetën një fëmijë 10 vjeç si dhe Ambra Halili 20 vjeçe, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Një dëshmitar i aksidenti tragjik ka treguar për “Report TV” se barrira mbrojtëse e rrugës ishte shembur dhe prej dy muajsh nuk po merrnin masa për ta rregulluar. Ai shtoi se ky është aksidenti i tretë që regjistrohet në të njëjtën pikë.

“Sapo pashë që kishte ndodhur diçka erdha me vrap, në atë kohë nuk kishte asnjë më pas u mblodhën të gjithë. Di se janë tre të vdekur, ajo gruaja doli me djalin, ishte 8 metra poshtë në shkëmb.

Duheshin shkallë të gjata, nxorëm djalin duke u mbajtur me njeri-tjetrin. Gruaja nuk shpëtoi, vdiq sa doli nga makina. Kjo është e treta herë që ndodh e njëjta gjë. Ka dy muaj që është prishur barriera mbrojtëse, ka qenë e shembur, nuk kanë marrë masa për ta rregulluar.”– tha dëshmitari.