Vendosni fjalën kyçe....

Rihapet rruga Qafë Kashar-Rinas


Është rihapur për qarkullim segmenti Qafë Kashar-Rinas, i cili ka qenë i mbyllur ditët e fundit për shkak të punimeve.

Sipas njoftimi të ARRSH-së duke nisur nga data 2 shkurt do bllokohet segmenti Ahmetaq-Rinas ku do kryhen punime.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje që të respektojnë sinjalistikën e përkohshme e udhëzimet e policisë në terren.

“Qafë-Kashar- Rinas do të jetë i hapur dhe do të vijojnë punimet për Fazën e Tretë duke filluar nga data 02.02.2022 Segmenti “Ahmetaq-Rinas” (aeroport) do të jetë i mbyllur.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren” mbyllet njoftimi i ARRSH-së.