Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Këshillimi Kombëtar është farsë, duhet ligj për referendumet


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ka cilësuar Këshillimin Kombëtar të Edi Ramës farsë e dhe propagandë e cila do ketë të njëjtin fat si dialogu për universitetin.

Kryemadhi ka kërkuar miratimin e një ligji evropian për referendumet duke e cilësuar si domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetit për qytetarët.

Propaganda e Edi Ramës me emrin ‘Këshillim Kombëtar’ do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet!

Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët. Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djathë nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët”-shkruan Kryemadhi.