Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump: ISIS ka humbur 100% të territorit në Siri


Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka deklaruar se forcat e mbështetura nga amerikanët në Siri kanë rimarrë 100 përqind të territorit të zaptuar dikur nga militantët e ISIS.

Kjo deklaratë e Trump kundërshton komandantin e Forcave Demokratike të Aleancës Siriane, i cila tha se do të duhej edhe një javë tjetër për këtë.

“Ne sapo e morëm – e dini, ju keni dëgjuar besoj që ishte 90%, pastaj  92 % kalifati në Siri që kishim marrë. Tani ka shkuar në 100 % territori që kemi marrë nga militantët”, tha Trump.

Sipas “Daily Mail”, këtë deklaratë Trump e bëri gjatë vizitës së tij në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson, ku ndaloi ndërkohë që kthehej nga samiti i Vietnamit për në Uashington.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *