Vendosni fjalën kyçe....

Basha: E vërteta arma më e fortë e njeriut në politikë, vetëm ajo të nxjerr faqebardhë


Kreu i PD-së Basha ka thënë mbrëmjen e sotme se fokusi i tij nuk është ish-kryeministri Berisha dhe as mbështetësit e tij, por kthimi i vendit në normalitet.

Ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në Neës24 ku theksoi se PD-ja synon të bëjë vetingun e politikanëve si dhe zgjedhje të lira e të ndershme nëpërmjet një reforme zgjedhore të duhur.

“Nuk është fokusi ynë, as Berisha, as ata që për hir të interesave personale të Berishës apo interesave të tyre personale, apo të lidhur nga gjynahet, në raport me sakrificën e demokratëve, apo në raport me korrupsionin dhe gjynahet ndaj shqiptarëve, janë bërë bashkë. Shqetësimi ynë kryesor dhe objektivi ynë kryesor, është të kthejmë Shqipërinë në normalitet. Vettingu i politikanëve, reformë kushtetuese, e cila balancon dhe kontrollon pushtetet. Zgjedhje të lira të ndershme përmes një sistemi zgjedhor dhe një reforme zgjedhore që nuk u bë kurrë si duhet.” – tha Basha.

Aio shtoi më tej se e vërteta është ajo që e nxjerr një njeri në politikë, faqebardhë. Basha tha se kjo gjë e ushqyer nga familja e tij është kultivuar më tej falë kulturës europiane perëndimore gjatë studimeve të tij jashtë vendit.

“Unë kam besuar prej fillimit se arma më e fotë e njeriut në politikë ose jo është e verteta edhe kur përballesh me sfida personale të çfarë do natyre, e vërteta është ajo që të nxjerr faqebardhë. E vërteta mund të jete e hidhur, mund të jete e embël ose asnjëra prej të dyjave. Dhe mendoj se këto vite në politikë kjo vlerë e ushqyer që në fëmijëri nga familja ime por dhe pjesë e formimit tim me mënyren se si jam formuar në veçanti në ato vite. Fati që kam patur që të ekspozohem ndaj një kulture europiane përendimore në vitet e formimit tim gjatë studimeve. Vetëm ma kanë forcuar këte virtyt që e besoj është i shumicës dërrmuese të shqiptarëve.” – shtoi Basha.