Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali i përgjigjet Bashës: Ke pasur halle bravash, erdhe këtu me përsiatjet e tua prej gjeli po shqiptarët s’janë pula


Ministrja Spiropali i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Basha në seancën parlamentare.

Me jo pak ironi, ajo tha se Basha ka pasur halle bravash në seli ndërsa fjalimet e tij janë të njëjtat.

Spiropali i bëri thirrje kryedemokratit që të pranojë humbjen në zgjedhjet e 25 prillit e të mos e cilësojë më atë si masakër.

“Urime Basha, nëse përsëriten në Kuvend, do kuptoni se është i njëjti fjalim me ndryshim paragrafësh dhe me theks të caktuar. Ju keni pasur halle me brava dhe nuk keni qenë i vëmendshëm. I dëgjoj fjalimet e Bashës. Janë të njëjta. Ajo shprehja proverbiale me fyell i përshtatet më së miri përsiatjeve në këtë foltore. Dua t’i kujtoj kryetarit tek pullë, me pullë që ai të derdhë përsiatjet e tij prej gjeli, por shqiptarët nuk janë pula. Zoti Basha bën mirë që të shohë marrëdhëniet me shqiptarët dhe demokratët dhe më pas të kërkojë llogari në Kuvend. Ju keni pasur disa punë e halle me tokmak dhe të vini më pas dhe të hidhni baltë për proceset e zgjedhjeve. Zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin masakër, por humbja juaj e radhës. Sa më shpejt ta pranoni, aq më shpejt do të ndryshoni. Pranoni të vërtetën. E vërteta të bën më të lirë.” – tha ndër të tjera Spiropali në fjalën e saj.