Vendosni fjalën kyçe....

Mirela Kumbaro: Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës zona të mbrojtura, Mali i Munellës shpallet Park Natyror


Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura, ndërsa Mali i Munellës shpallet Park Natyror. 

Në një deklaratë për mediet, ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur për shtimin e zonave të mbrojtura në vendin tonë.

“Kemi bërë një punë të gjatë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që për 2 vitesh kemi punuar në terren për të bërë një përditësim të territorit, e të zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit. Shpesh nuk janë respektuar kriteret mbrojtëse dhe kishim një mospërputhje të realitetit për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur.

Ky proces i cili pasi ka kaluar në të gjitha bashkitë dhe pas miratimit të Këshillit Kombëtar të Territorit ka përfunduar me të gjitha saktësimet dhe hartat përkatëse. Kemi me këtë proces rishikimi shpallje të zonave të reja siç është lumi i Vjosës, që është aq shumë i komentuar apo siç është lumi i Shalës e kështu ne shkojmë me 2 nivele të reja të mbrojtura.

Kemi një riorganizim të hapësirave të coptëzuara më parë, duke i përfshirë në një territor më të gjerë që shkon në 20 mijë ha. Sot edhe me verifikim të territorit kemi 21% të territorit me dy vendime që janë në proces verifikimi mbërrijmë në një aset kombëtar që në 2022 do e kemi të përcaktuar me koordinata. I gjithë koncepti është për të shkuar më tej.

Duke zhvilluar turizmin malor, sportet dhe turizmin e infrastrukturës. Një tjetër park natyror që shpallet zonë e re është edhe Parku Natyror i Munellës, që nuk ishte me këtë status. Me shpalljen e VKM-ve do të keni listën e plotë të zonave të mbrojtura.”- tha Kumbaro.