Vendosni fjalën kyçe....

Kontrollet tatimore në bizneset e Agron Dukës në kulmin e debatit për FSHF-në, ministrja e Ekonomisë: Komplet rastësi


Në një konferencë për mediat, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është shprehur se kontrolli i administratës tatimore në biznesin e Agron Dukës, në kulmin e debatit për rizgjedhjen ose jo në krye të FSHF-së të vëllait të tij Armand Duka, është thjesht rastësi.

Ibrahimaj thotë se biznese të tilla, janë në kontroll të vazhdueshëm tatimor, për shkak të denoncimeve të ardhura, por dhe objektivave të administratës për të luftuar informalitetin.

“Në fakt administrata tatimore funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është një rasti i cili ka qenë komplet një rastësi në këtë moment, vjen pas një sërë denoncimesh.

Administrata ka detyrimin që denoncimet t’i mbyllë brenda një afati 7 ditor dhe ka qenë komplet në zbatim të procedurave dhe planit të punës të administratës. Subjekti që ju përmendët, por dhe subjekte të tjera, janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore, për të ezauruar të gjitha denoncimet, me qëllim përmbushjen e objektivave të administratës për uljen e informalitetit dhe objektivave të tjera që ju i dini tashmë.”-u shpreh Ibrahimaj.