Vendosni fjalën kyçe....

Gjenerali i lartë ukrainas ‘parashikon’ datën e mundshme të sulmit rus


Tanket dhe trupat ruse mund të jenë vetëm disa javë larg kalimit të kufirit ukrainas dhe ndezjes së një konflikti gjithëpërfshirës në Evropë, ka pretenduar një nga gjeneralët më të lartë të Kievit.

Në një intervistë të botuar në gazetën britanike ‘The Times’ të shtunën, Gjeneral-lejtnant Alexander Pavlyuk tha se sulmi mund të organizohet në ditët pas çeljes së Lojërave Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pekin muajin e ardhshëm.

“20 shkurti është një datë që na shqetëson.” – tha ai, duke argumentuar se presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të dëshironte të shmangte fyerjen e Kinës duke lënë në hije lojërat olimpike me nisjen e një lufte.

Për më tepër, data shënon fundin e stërvitjeve të planifikuara të përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse në kufirin me Ukrainën.

Pavlyuk, i cili shërbeu në Forcat e Armatosura Sovjetike në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, tha se ishte i sigurt në aftësinë e trupave të tij për të luftuar kundër Rusisë, pavarësisht nga aftësitë më të mëdha ushtarake të fqinjit.

“Nëse inteligjenca jonë arrin të parashikojë drejtimin e goditjes kryesore ruse, pas humbjeve të para të mëdha ata nuk do të shkojnë më tej.” – parashikoi ai.

“Putini e kupton se pas humbjeve të mëdha ushtria e tij do ndalet. Ju nuk mund t’i besoni intuitës në këtë çështje. Bëhet fjalë për llogaritje të ftohtë.” – tha ushtaraku i lartë.