Vendosni fjalën kyçe....

Goditen nga tifozi dy lojtarët në Angli, arrestohet një person (Video)


Lucas Digne, i cili iu bashkua Aston Villas nga Everton në fillim të këtij muaji, dhe shoku i tij Matty Cash u goditën me një objekt të hedhur nga seksioni i tifozëve të Evertonit teksa festonin golin e vetëm të ndeshjes së fundjavës në remierligë.

Digne dhe Cash dukeshin të trullosur pasi u goditën, por të dy qenë në gjendje të vijonin ndeshjen.

Everton tha më vonë se ata punuan së bashku me policinë lokale për të identifikuar tifozin që hodhi ‘raketën duke çuar në arrestimin e tij.

“Policia ka arrestuar një mbështetës në ‘Goodison Park’ për hedhjen e një rakete në fushë gjatë ndeshjes së sotme në Premier League kundër Aston Villa.” – thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Everton.

“Disa objekte u hodhën drejt fushës pas golit të Aston Villas në fund të pjesës së parë, me një objekt që goditi dy lojtarë kundërshtarë. Hetimet në bashkëpunim me policinë janë duke vazhduar dhe klubi do të ndalojë çdo tifoz që do të identifikohet duke hedhur sende.” – vijon deklarata.