Vendosni fjalën kyçe....

Balla për tritolin ndaj Dukës: Miku im Veliaj ishte shumë mbështetës, ligji do godasë fort këdo


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka thënë sot se çështja e vendosjes së tritolit në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-së Armando Duka nuk duhet politizuar.

Në një deklaratë nga Fieri Balla theksoi se policia e prokuroria janë në krye të detyrës dhe se ligji do godasë fort.

“Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës e në çdo rast ato duhet të bëjnë detyrën për çdo loj forme kërcënimi apo akti terrorist. Nuk duhet politizuar, nuk duhet treguar gishti ndaj askujt sa kohë që institucionet bëjnë detyrën e tyre. Reagimi i kolegut tim, miku tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës, në dobinë që të hetohet çdo lloj tentative për të intimiduar këdo, përfshirë kreun e FSHF-së. Ajo që është e rëndësishme ligji do godasë fort këdo.” – tha Balla.