Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës, tensionet të zgjidhen nëpërmjet dialogut


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka mbështetur sovranitetin e Ukrainës duke u shprehur i shqetësuar për rritjen e paprecedentë të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufi.

Meta apelon për zgjidhjen nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike të mosmarrëveshjeve mes Rusisë, Perëndimit e Ukrianës.

Bashkohem me shqetësimin e partnerëve tanë të NATO-s për rritjen e paprecedentë të numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën dhe kërcënimit për fillimin e një agresioni ushtarak ndaj një vendi sovran dhe mik.
Kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike
”-shkruan Meta.