Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen për pengmarrjen e 31-vjeçarit në Tiranë, prangoset një person në Durrës, në kërkim dy të tjerë


Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet për pengmarrje ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për të njëjtën gjë.

I riu me iniciale D.A. banues në Domje, Tiranë është prangosur në qytetin bregdetar ndërsa personat që akuzohen si bashkëpunëtorë, 40-vjeçari D.H. e 40-vjeçari D.H., banues në Bathore janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen se kanë marrë peng 31-vjeçarin M.Y. me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.”