Vendosni fjalën kyçe....

Vritet në Belgjikë Bledar Muça, mik i Florenc Çapjas


Është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Antwerp të Belgjikës, Bledar Muça, i afërt me Ardian e Florenc Çapjan.

Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.