Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj sulmon Armando Dukën: Po të ishte llumi i Shijakut i aftë fitonte bashkinë, të tregojë ku i çoi 2.1 milionë euro të FIFA-s


Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një intervistë për emisionin “Real Story” ka sulmuar Presidentin e FSHF-së Armand Duka .

Duke përdorur një lajm për 2.1 milionë euro të FIFA-s të cilat nuk janë qartësuar se ku kanë shkuar nga FSHF-ja, Veliaj e quajti Dukën “llum të Shijakut” i cili përdor sportin për politikë.

“Nëse më thoni që ka një fushë që ka bërë FSHF në Tiranë, ma thoni ku! Nuk është bërë një fushë, jeton 1/3 e popullsisë. Më thoni po përfshihet politika në sport…E para e punës unë jam 30 për qind aksioner i Tiranës. Flasim për investime. Pas sot në lajme denoncimin e Panoramës, kishte dhënë FIFA…Për sa kohë t’i ka dhënë FIFA dhe nuk i ke shpërndarë. Ne jemi korrekt kur i japim Tiranës premio.. Në 28 mars kreu i Federatës del firmos bluzën dhe del me gjithë kombëtaren dhe thotë votoni ndryshimin.

Në mes të fushatës…Dmth politika nuk duhet të merret me sportin, sporti duhet të merret me politikën! Vëllain deputet, opozitës i thua jo nuk e bën dot me fanellën kuqezi. Cikalleshi është shoku im, por nuk më vjen në emër të federatës. Të ndajmë shoqërinë personale me emrin e federatës. Kur t’i thua votoni numrin 9 dhe ndryshimin, prit pak. Për sa kohë këta njerëz merren me politikë dhe jo me sport?! Kur ti futesh në fushatë politike, ti ke vëllain kandidat, vet thua votoni për opozitën, vetë organizon ndeshjet, ke programe dixhitale të supersportit.

Kjo ka konflikt interesi?! E vetmja gjë që po kërkoj si kryetar bashkie, dhe sot ke 10 mijë fëmijë që po shkojnë në palestra. Nuk e kam detyrën kryesore dhe shih sa kemi bërë, po ata që kanë detyrën kryesore, një fushë nuk kanë bërë në Tiranë. Nëse kishe 2 mln euro paga lufte përse nuk i morën cunat dhe gocat e Tiranës. Po u themi fëmijëve ëndërroni të bëheni si Mesi dhe Ronaldo, por pastaj do jetë llumi i Shijakut që do vendosë fatin tuaj. Po të ishte llumi i Shijakut i aftë do fitonte bashkinë. Prandaj jam i revoltuar, kur ty të paska ofruar FIFA para thua do bëj bojkot se s’kam lekë. Cila është lista e delegatëve që voton? Ju e dini që ku kandidon për herë të gjashtë, mblidh Nanon e Berishën bashkë se qahemi nga dionazaurët e politikës dhe nuk ka listë votuesish. Improvizohet. Si u bëka kështu“, tha Veliaj.