Vendosni fjalën kyçe....

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, Gjiknuri: Nuk kemi mundësi të zgjerojmë me paratë e buxhetit


Edhe autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Kështu ka deklaruar së fundmi ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri  në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për buxhetin e vitit 2019.

Ministrit Gjiknuri theksoi më tej se rrugët  alternative nga Tirana në drejtim të Maminasit, Shijak dhe nga Ndroqi në drejtim të bregdetit do të jenë pa pagesë.

Që të zgjerosh këtë rrugë me paratë e buxhetit do të duhen mbi 200 milionë euro, gjë që ne nuk i kemi. Kështu që e vetmja alternativë mbetet të mobilizojmë kapitalin privat për ta bërë këtë të mundur. Një rrugë e cila vërtet do të jetë me pagesë skemi pse ta fshehim,por do të ketë ë rrugë alternative pjesë e kësaj kontrate koncensionare  të mundshme të cilat do të jenë pa pagesë.”- u shpreh Gjiknuri

Për të gjitha kontratat koncesionare, qeveria ka menduar që t’i supervizojë me kompani të njohura ndërkombëtare. Ne kemi parashikuar dhe fonde për të marrë kompani ndërkombëtare të supervizimit inxhinierike do të thotë që të gjitha këto projektet do të supervizohen nga kompani të huaja.”tha Gjiknuri.