Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Pronarët e tokës shprehën interes për kullat te PD-ja, Bashkia nuk e merr në shqyrtim pa gjetur dakordësinë me partinë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në institucionin që ai drejton projekti për kullat në PD-në është dorëzuar nga pronarët e tokës.

Veliaj tha se projekti nuk është marrë në shqyrtim nga Bashkia pasi i duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me Partinë Demokratike.

Kanë ardhur familjarët dhe kanë bërë një shprehje interesi dhe u kemi thënë o zotëri ju vetëm tokën keni, në momentin që banesa ka pronar tjetër, zgjidheni me pronarin. Për sa kohë që familjarët kanë thënë që do ta zgjidhim ne me atë parti, që ata të largohen nga Urbanistika është thënë ‘OK’ do ta shqyrtojmë vetëm kur të keni gjetur zgjidhjet. Për sa kohë PD është aty nuk do të procedohet”, sqaroi Veliaj në “Real Story” në “News 24”.