Vendosni fjalën kyçe....

4 të plagosur nga përplasja e dy makinave në Dimal, njëri nga mjetet përfundon në kanal


Katër persona janë plagosur nga një aksident i ndodhur në Dimal.

Një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ është përplasur me një Autoshkollë e për pasojë njëri nga mjetet ka përfunduar në një kanal anash rrugës.

Të lënduarit janë instruktori i Autoshkollës e kursanti si dhe dy persona që po udhëtonin me fuoristradën ‘Mercedes-Benz’.

Katër të plagosurit janë dërguar në spitalin e Beratit ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.