Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet i riu


Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rromës të Selenicës ku i riu me iniciale A.H. ka goditur me thikë dhe i ka thyer xhamin e makinës një personi me iniciale S.V.

Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”