Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Thumanë


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrethrrotullimin Thumanë-Krujë pasditen e sotme.

Një makinë ka goditur një këmbësor i cili nuk i ka mbijetuar përplasjes dhe plagëve të marra.

Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.