Vendosni fjalën kyçe....

Enkelejd Alibeaj: Nuk kemi nevojë për ndihmën e Nikollës, këtu jemi për shqiptarët, problemet tona i zgjidhim vetë


Seanca e parë e Kuvendit për këtë legjislaturë u shoqërua me depate lidhur me përjashtimet nga grupi parlamentar i PD-së të deputetëve mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pasi këta të fundit u shprehën të irrituar, foli në foltore edhe kreu i ri i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se nuk do të kërkojnë ndihmë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, dhe se problemet i kanë brenda familjes së tyre.

“Përfitoj nga fakti që të falënderoj të gjithë kolegët e i që më dhanë këtë barrë për të qenë kryetar i grupit, duke i shprehur falënderimet edhe paraadhësit zoti Rushaj. Përveç këtij ndryshimi asgjë nuk ka ndryshuar nga ku parlament që nga zgjedhjet e 25 prillit. Në 26 prill edhe në vazhdim është një parlament që i ka munguar legjitimiteti, nuk përfaqëson shqiptarët dhe zërin e shqiptarëve. Është parlament i vjedhur. Dhe kjo është arsyeja që duhet thënë. Është detyrimi im për të sjellë këtu zërin e shqiptarëve. Beteja e të gjithë shqiptarëve është për të pasur betejë me një njeri, kreun e regjimit, Edi Ramën. Kurrë nuk do ta mendoja që do të ishte një betejë nga zonja Nikolla. Ju jeni në atë vend por nuk kërkojmë ndihmë nga ju. Ne i kemi ca probleme.

Ne e kemi maturinë, qetësinë, kemi pjekurinë politike edhe për vështirësinë që po kalojmë që ti zgjidhim në familjen tonë. Njerëzit të cilët kanë aftësinë politike për të hequr nga qafa e tyre gurin e rëndë, për të folur me shqiptarët, këtu në parlamentin që kjo maxhoranca ua vodhi. Ky është vendi ku flitet për shqiptarët. Kjo foltore duhet të përdoret për këtë qëllim, këtë duhet të bëjmë ne.”- tha Alibeaj i cili shtoi: “Këtu jemi për shqiptarët, çështjet tona i zgjidhim vetë!”.