Vendosni fjalën kyçe....

3-vjeçari humbi jetën në kopsht, familjarët mblidhen para prokurorisë dhe kërkojnë drejtësi


Familjarët e fëmijës 3-vjeçar i cili humbi jetën në një kopsht privat në Fier janë mbledhur ditën e sotme përpara prokurorisë për të kërkuar drejtësi për rastin e tyre.

Nëna e të miturit u shpreh përpara mediave se edukatorja fillimisht i tha që është në gjendje të mirë por në spital i thanë që kishte shkuar pa jetë. Ajo thotë se është gënjyer edhe për kamerat e

Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është mbytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur. Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu. Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”, tha nëna mes lotësh.

Familjarët thanë se me gjithë ngjarjen e rëndë kopshti sot është hapur dhe i bënë thirrje prokurorisë të hetojë rastin.

Jemi mosbesues për mënyrën që na është thënë se si ka ndërruar jetë djali. Vendi ku thanë se është mbytur është në lartësi më i ulët se djali. Nuk ka mundësi të ketë ndodhur. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Duam të vendoset drejtësia.

Kopshti sot është i hapur. Pse ka njerëz kaq të pashpirt. Nuk ka mundësi që një fëmijë të mbytet në një varëse rrobash që hiqej sa ta kapje.

Zoti prokuror mendo që është një fëmijë 3-vjeçar. Zoti kryeministër shikoje këtë çështjen tonë, besoj vetëm tek ty”, tha daja i 3-vjeçarit.