Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja me drejtuesit e qarqeve, nesër PS-ja mbledh Kryesinë, pikat që do diskutohen


Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqe ve, ditën e sotme ka zgjatur vetëm 30 minuta, ku është diskutuar për analizën e këtyre muajve të fundit, sa i përket zgjedhjeve të fundit parlamentare, por edhe përgatitjes së PS për sfidën e ardhshme, atë të zgjedhjeve lokale të 2023.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme, ka pasur edhe dy vendimmarrje, ku e para ka qenë organizimi i PS për 15 janarin, ku do të zhvillohet 30-vjetori i FRESH ndërsa tjetra me mbledhjen e Kryesisë ditën e nesërme.

Në mbledhjen e Kryesisë pritet të zhvillohet një analizë e ngjarjeve të fundit në vend, kryesisht atyre të së shtunës, ku u zhvillua protesta e dhunshme te selia e PD, e thirrur nga Sali Berisha.

Mbledhja e Kryesisë së PS do të nisë në orën 09:00 dhe temë diskutimi do të jetë edhe organizimi i PS, si dhe sfidat politike të kësaj partie.