Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy shoferë në Tiranë, pezullohen 15 patenta e vihen 11 gjoba ‘të majme’


Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, Policia Rrugore ka pezulluar 15 leje drejtimi për shpejtësi tej kufijve të lejuar ose për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po kështu efektivët kanë vënë 11 gjoba në vlerë nga 15 mijë deri në 40 mijë lekë të reja për shkelje të ndryshme.