Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Jam i gatshëm të ndihmoj për të shpëtuar opozitën


Në komunikimin e tij me demokratët, një ditë pas protestës në selinë e PD—së, kryeministri Edi Rama tha se prej kohësh në vendin tonë nuk ka opozitë.

“Ky vend nuk ka pasur opozitë në këto vite dhe nuk ka sot.

Nuk është opozitë të dërdëllisësh gjithë ditën regjimi, regjimi, të flasësh për armiq në një vend kaq të vogël, ne jemi kundërshtarë, rivalë, por jo armiq. Nuk është opozitë një opozitë që pretendon vazhdimisht se vidhet në zgjedhje dhe sot është në sy të shqiptarëve që nuk arrin të ketë minimumin e ndershmërisë në një proces zgjedhor të brendshëm. Të dy këta ankohen se janë viktima të masakrave zgjedhore që bëj unë dhe që i bën kjo shumicë. Është e gjitha një farsë dhe që nuk lidhet me demokratët. Nuk lidhet me demokratët, me atë që kundërshtarët e mi mund të nxjerrin në skenë. Skena sot është një skenë e ndarë, pasi ka qenë aty dhe është me të njëjtët personazhe të vënë nga të dy. Si nuk e dije ti. Janë të gjitha të bëra bashkë.”- deklaroi Rama.

Duke komentuar me ironi atë që ndodhi dje në selinë blu, Rama tha se është i gatshëm t’i ndihmojë të dyja palët duke i dhënë dy godina.

“Është koha miqtë e mi demokratë për t’u ndarë nga kjo politikë, realisht. Është koha për t’iu varur teneqenë të dyve këtyre personave.

Ndërkohë e përsëris, për mua kjo nuk është çështje votash, për të ndërtuar një vend me një parti, por një thirrje realisht për të shpëtuar institucionin e opozitës.

Dhe shpresoj që të gjenden forca edhe brenda atyre që ndjekin për momentin dy kufomat, për ta çarë këtë situatë. Ndërkohë unë jam këtu në dispozicion për të ndihmuar që çeo gjë të bëhet në paqe, në qetësi. Le të marrë kohën e vet sepse nuk i duhet askujt, nuk i vlen askujt dhe nuk i shërben askujt, dhe në djall të vejë edhe vetë pushteti nëse Shqipëria nuk shkon mirë.”- tha Rama.