Vendosni fjalën kyçe....

Bora shkakton probleme në disa fshatra të Mirditës, probleme me energjinë në Kukës


Pjesa më e madhe e rrugëve në vend janë normalizuar pas problemeve të shkaktuara nga reshjet e borës.

Të bllokuara në qarkun e Kukësit mbeten rrugët në njësitë Arrën, Zapod, Kalis ndërsa probleme me energjinë elektrike kanë disa fshatra në njësitë Topojan e Malzi.

Gjendja nga reshjet e bores në Mirditë ka nisur të përmirësohet. Fshatrat Xhuxhë dhe Lari në njësitë e Fanit, me fshatra si dhe Bardhaj dhe Kthellë e Epërm në njësitë Selitë kanë dalë nga izolimi.

Ndërsa gjatë kësaj të hëne po punohet për hapjen e rrugëve në njësinë Orosh, për të bërë të mundur lëvizjen e banoreve në fshatrat Ndërshen, Nënshejt dhe Lajthizë.