Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Momenti kur vandalizohet zyra e Lulzim Bashës


Një video që tregon çastin kur vandalizohet zyra e Lulzim Bashës është shfaqur.

Në pamjet e publikuara duket një person i hipur mbi një shkallë që qëllon me gurë zyrën e kryedemokratit duke thyer xhamat e saj.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ish-kryeministri Berisha e Basha kanë akuzuar njëri-tjetrin për dhunën e përdorur.

Ish-kryeministri Berisha ka qenë sot në selinë e PD-së ku ka pohuar se ngjarjet e djeshme janë pjesë e një revolucioni paqësor. Sipas tij sulmi është nisur i pari nga personat që ndodheshin brenda selisë blu që gjuajtën me gaz, gur e karrige ndaj demokratëve.

Ndërkohë kreu i PD-së Basha hodhi poshtë akuzat ndaj Sekretarit të Përgjithshëm Bardhi se ka përdorur lëndë plasëse gjatë zhvillemeve të djeshme dhe theksoi se Berisha nxiti dhunën e gjuhën e urrejtjes, gjë të cilën e ka bërë gjatë gjithë jetës së tij.