Vendosni fjalën kyçe....

Hollësi të reja për atentatin në Fushë Krujë, ish-polici Bejtja e personi tjetër u qëlluan në lëvizje, në 2016-ën i shpëtoi atentatit


Hollësi të tjera kanë dalë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë ku të plagosur mbetën Gentian Bejtja dhe Klodian Stafuka.

Ata janë qëlluar pasi kanë furnizuar mjetin me karburant pranë një pike furnizimi në fshatin Larushk teksa kanë qenë në lëvizje nga një tjetër mjet.

Bejtja, një ish-efektiv policie është plagosur nga të shtënat me automatik ndërsa Klodian Stafuka është plagosur pas daljes së mjetit nga rruga. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.

Bejtja është një ish-efektiv policie që është akuzuar bashkë me Enver Stafukën se ka vjedhur makinën tip ‘BMW’ që është përdorur në atentatin ndaj Kryekomisar Dritan Lamaj në vitin 2013. Ai i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në vitin 2016.