Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me armë 36-vjeçarin në Dimal, arrestohet 50-vjeçari


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Dimal ditën e sotme ku një 36-vjeçar mbeti i plagosur në këmbë nga një 50-vjeçar.

Policia arrestoi shtetasin N.T ndërsa i plagosuri, shtetasi E.F mori mjekim në Spitalin e Beratit.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”-njofton policia.