Vendosni fjalën kyçe....

Kontejneri me 119 kg kokainë, arrestohen si të dyshuar agjenti doganor dhe inspektori i AKU-së


Autoritetet kanë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në hyrjen e 119 kg kokainë në kontejnerin me banane një agjent doganor dhe inspektorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Në pranga policia vuri Julian Merhorin i cili ka qenë agjenti doganor që ka bërë praktikën e zhdoganimit të kontejnerit dhe Bujar Qurkun me detyrë Inspektor i AKU-së.

Kontejneri i kompanisë Ziko sha.a kaloi në skaner dhe doli i pastër .

Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar të gjithë praktikën e zhdoganimit.